Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme,Vjosa Osmani, sot takuan Zëvendës Presidentin e PE-së Rainer Wieland së bashku me 20 përfaqësues senior të CDU-së.
Avdullah Hoti në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së falënderoi Wieland dhe të pranishmit për angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme në shtet ndërtimin e Kosovës.
Në takim u diskutua për sfidat e brendshme të Kosovës në tema të ndryshme si sundimi i ligjit dhe për çështje që lidhen me politikën e jashtme siç është dialogu me Serbinë.
Në fund të takimit Wieland falënderoj Hoti për takimin si dhe theksoj edhe një herë se LDK mbetet partneri me kredibil për procesin e integrimit euro-atlantik te vendit tone.