Hoti: Dialogu do të fillojë me çështje ekonomike edhe pse problemi është puro politik

Ilustrim
Prishtinë | 18 Qer 2020 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë që do të rifillojë në Uashington të Amerikës, do të fillojë me çështje ekonomike, edhe pse problemi është puro politik.

“Dialogun do ta fillojmë me çështje ekonomike në mes të dy vendeve. Problemi në mes Kosovës dhe Serbisë është puro politik. Problem i Serbisë është që nuk e njeh Kosovën, mirëpo ne do të fillojmë me çështje ekonomike”, është shprehur Hoti.

Tutje, ai tha se pas takimit me 27 qershor do t’i kemi të qarta detajet tjera.

“Pas takimit në Uashington do t’i kemi të të qarta detajet”.

“Shqetësuese për mua është ndërtimi I konsensusit për dialog”.

Gjithashtu, Hoti foli edhe për qeverinë e re ku tha se është plotësisht legjitime sepse u votua me 61 vota.

“Qeveria u votuame 61 vota, është plotësisht legjitime”, shtoi Hoti.

Të ngjashme