Autori i emisionit satirik ‘Zëri i Amelikës’, Shkodran Hoti, ka ironizuar me emërimin e zëvendësministrave nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot një zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë.
Personi i caktuar në këtë pozitë është Kreshnik Ahmeti.
Ahmeti tani është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministrja Donika Gërvalla, si dhe duhet ta zëvendësojë atë kur ajo mungon, ose kur nuk është në gjendje ta kryejë detyrën e saj.
Ai ka ushtruar funksionin e shefit të kabinetit të ish-ministrit të kësaj ministrie, Glauk Konjufcës, në Qeverinë Kurti 1.
Për këtë ka reaguar Shkodran Hoti duke thënë se do të i vij rendi edhe Prindonit, bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të bëhet zëvendësministër.
“Do me i ardhë rendi edhe Prindonit me u bo zëvendësministër”, ka shkruar ai.