Kryeministri Hoti viziton Qendrën Down Syndrome Kosova për t’i uruar fëmijët dhe stafin për ofrimin e shërbimeve për fëmijët më nevoja të veçanta, raporton Ekonomia Online.
“Viti që po lëmë pas ka qenë një vit i vështirë për të gjithë pa përjashtim, por për disa grupe të shoqërisë që kërkojnë shërbime të veçanta ka qenë një vit edhe më i vështirë. Le të lutemi që ta tejkalojmë këtë situatë. Do të shfrytëzoj mundësinë që t’ju uroj Vitin e Ri, shëndet dhe gëzime për vitin e ardhshëm së bashku me familjet e juaja dhe të gjithë ju që po ofroni kujdes për këta fëmijë”, tha Kryeministri Hoti.
Përtej kësaj u dakorduam që me fillim të vitit 2021 të ulemi së bashku dhe të konkretizojmë mbështetjen e Qeverisë.
Drejtoresha e Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini Beqiri tha se kanë qenë të rrezikuar këtë vit.
“Ka qenë vit shumë sfidues për ne si Down Sindrom Kosova, pasi kemi qenë të rrezikuar të ndërpremë shërbimet”, theksoi ajo.