Anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian janë dakorduar që ta ftojnë kryeministrit Avdullah Hoti të raportojë në lidhje me takimin në Bruksel, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i komisionit për Integrim Evropian, Ismet Beqiri ka thënë se do të luajnë një rol mbikëqyrës mbi ministritë.
Beqiri ka thënë duhet të raportojë kryeministri në komision mirëpo sipas tij, këtë kohë Avdullah Hoti ka një agjendë të ngjeshur.
Mes tjerash Beqiri ka thënë se Hoti e ka obligim të raportojë në Kuvend sa i përket takimit në Bruksel.
“Procesi Integrimit është një proces që çdo ministri ka rolin e vet dhe roli jonë si komision mbikëqyrës ministrive të ndryshme”.
“Ne i kemi shtëpitë e ndara dhe partia juaj i bënë punët e veta dhe ne punët tona. Unë kam biseduar me kryeministrin dhe do të jetë dikush që do të flasë për këtë, por kryeministri më vonë e ka obligim që të vi edhe në Kuvend”.
Deputetja e VV-së Fitore Pacolli, iu është drejtuar Ismet Beqirit duke i thënë se ai nuk është profesionist që të jetë në krye të këtij komisioni.
Ajo ka thënë se njeriu kompetent për këtë komision është Faton Bislimi.
“Komisionet janë profesionale e kur kemi deputetë që janë të fushës i ndihmojnë ku më vjen keq qe ju jeni kryetar i këtij komisioni sepse ka mund me qenë Faton Bislimi sepse ai ka mund të ketë ekspert”.
“Ne çfarëdo plani që bëjmë ose çfarë delegacioni nuk ka me pas përfaqësim dinjitoz nëse në krye të komisioni vendosen njerëz jo profesionis”.
Bëke Berisha i ka thënë deputetes Pacolli se fjalimi i saj në Bruksel ka qenë si “spiunim”. Ai i ka thënë Pacollit se kudo që po shkon po bënë skandale.
Deputetja Blerta Deliu nga radhët e PDK-së ka thënë se kryeministri Hoti pas takimit në Bruksel duhet të vijë dhe të raportojë në komision.
“Neve si deputet nuk na takon të përzihemi në fushëveprimet e partive politike sepse ato vendosen vetë kënd ta dërgojnë në komision”.
“E kemi vizitën e fundit të Hotit në Bruksel, dhe do të ishte e rrugës që pas takimeve që kanë pasur kryeministri të vi dhe të raportojë në komisionin për Integrime se çfarë kanë diskutuar për dialogun dhe do të ishte me interes që ky komision të kuptojë se cilat kanë qenë pikat e diskutimi”.
Deliu ka thënë se kryeministri duhet të përgjigjet edhe sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, raporton EO.
Ndërsa deputeti i LDK-së Faton Bislimi se pozitat në komision janë çështje që vendosen nga partia.
“Pozitat kryetar apo nënkryetar nuk janë të rëndësishme, rëndësi ka që ne t’i shërbejmë dhe të japim maksimumin tonë sepse vendimet e tjera janë që i takojnë partisë”.
“Mungesa e ministrisë së Integrimit Evropian vërtet po shkakton një hendikep”.