Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicioni LAA, Avdullah Hoti, bashkë me Driton Selmanajn, themeluesin e Alternativas, Ilir Dedën e disa zyrtarë të tjerë të këtij subjekti kanë mbajtur në orët e para të pasdites së sotme një takim konstituiv.
Këtë e ka bërë të ditur Hoti përmes një postimi në Facebook.
“Konsultime intenzive. Qendrime te qarta per t’ju qendruar besnik qytetareve te vendit dhe votuesve tane. Ne jemi te vetmit qe mund te garantojme rrugen euro-atlantike te Kosoves. Ne jemi te vetmit qe kemi ekspertize unike dhe perparimtare, ide te reja dhe entuziazem te larte, te gjitha keto ne nje ekip te vetëm”, ka shkruar Avdullah Hoti në Facebook.