Në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, është raportuar në lidhje më të hyrat e ATK-së gjatë viti 2023. Gjatë këtij raportimi ka pasur përplasje ndërmjet deputeteve dhe drejtorit të ATK-së për keqmenaxhim, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se në këto tri vite ka pasur një përformancë të jashtëzakonshme sa i përket rritjes së të hyrave vit pas viti.
Sipas tij, ka pasur edhe ulje të deficiti vjetorë.
“Ne gjatë tri viteve të fundit kemi pasur një performancë të jashtëzakonshme sa i përket rritjes vit pas viti. Për tri vite radhazi rritja e të hyrave të mbledhura tatimore dhe jo tatimor ka qenë në nivel dy shifrorë, krahasuar me vitet paraprake. Nëse shohim edhe si përqindje e zbatimit të planit të mbledhjes së të hyrave për vitin e kaluar, raportet preliminare tregon që plani i të hyrave buxhetore është realizuar në nivelin 99 për qind si tërësi, ka raste kur është tejkaluar, ka raste kur është më pak se 100 për qind. Dhe nëse lëshohemi në zbërthim të të hyrave të pranuara, kemi të hyra tatimore me 99 për qind, ku nga të cilat tatimet direkte kanë qenë në nivelin 97 për qind të realizuara, kurse tatimet indirekte në nivelin 99 për qind po ashtu. Në tërësi kemi arritur ta zbatojmë planin në diferencën më të vogël ndonjëherë, ose së paku këto tre vite nuk ka dallim të theksuar në raport me planin e të hyrave që ka qenë në fillim të vitit ne buxhet. Në tri vitet e fundit kemi ulje të vazhdueshme të deficitit. Po ashtu kemi rritje të theksuar të tatimi i në të ardhurave të korporatave, që realizmi ka qenë 184.86 milion euro”, ka thënë ai.
Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj, ka thënë se ATK ka pasur rritja e të hyrave tatimore ka shënaur rritje vite pas vite.
“Viteve të fundit ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm rritja e te hyrave tatimore nga viti në vit, duke filluar nga viti 2020…Të hyrat tatimore kanë ardhur si rezultat i vet deklarimit të tatim paguesve, mbi 90 për qind e të hyrave të grumbulluara gjatë viti 2023 që është në vlerë mbi 852 milion euro janë të hyra që vijën nga vete tatim paguesve…Gjatë viteve të fundit kemi pasur 7 deri 8 për qind rritje të tatim paguesve… Borxhet janë njëra prej kategorive të cilat reflektojnë me performancë të institucionet”, ka thënë ai.
Drejtori i Doganës së Kosovës, Agon Llugaliu, ka thënë se në vitin 2023 janë zbuluar 1901 raste të zbuluar të mashtrimit dhe kontrabandës së ndryshme.
“Vitin 2023 kemi pasur 1901 raste të zbuluar të mashtrimit dhe kontrabandës së ndryshme, kjo paraqet një rritje prej 4 për qind, krahasuar me vitin 2022. Vlera e mallrave që kanë qenë objekt i kundërvajtjeve administrative pa përfshirë këtu vlerën e mallrave që trajtohen edhe nga gjykata ka qenë në vlerë 8.75 milion euro, kjo është një rritje prej 40 për qind krahasuar me vitin 2022”, ka thënë ai.
Mirëpo më raportimin e drejtorit të ATK-së nuk është pajtuar as deputeti i LDK-së Avdullah Hoti. Sipas Hotit, Murtezaj është duke mashtruar më të dhënat.
“Veç një mashtrues thotë kështu. Thuani gjana realisht ashtu siç janë. Ti e krahason rritje e GDP në rritjet nominale”, ka thënë Hoti.
Mirëpo me deklarimin e Hotit nuk u pajtuat Murtezaj i cili tha se në bazë të dhënave ka pas rritje vit pas viti.
Akuza për keq menaxhim me ATK-në ka pasur deputeti i VV-së Visar Korenica.
“Ju keni marr vendime arbitrare të menagjmenti i lartë, ju keni thënë në takim njerëzve lëshoni pozitat se dua me udhëheq institucionin me njerëzit e mi, me dostat e mi. Ju mund me kundërshtuar se nuk kam fakt me argumentu. Nga katër zv.drejtor i keni lënë dy. Pa ligjshmëri i ke i shkarkuar njerëzit. Një familjar i juaj nga pozita e shoferit e keni bërë udhëheqës të divizionit, nëse nuk qëndron më kundërshtoni”, ka thënë Korenica.
Drejtori i ATK-së duke ju përgjigjur këtyre akuzave ka thënë se këto me shumë po ngjasojnë si thashetheme se sa ka argumente.
“Nuk e di a është e drejtë kjo që të lëshohen në emra. Pyetjet po delegojnë se nga kanë ardhur. Kur thuani që keni shkarkuar zyrtarë që kanë vlerësime të larat, duhet me ju referuar diçka. Vlerësimi dallon, po çfarë vlerësim kanë pasur. Këto po tingëllojnë më shumë se thashë e theme. Nuk është e vërtet ajo çështje, absolut nuk është e vërtete ajo çështje”, ka thënë ai.