1239 nxënës fitues të nivelit shkollor, 156 të nivelit komunal ndërsa 12 fitues në nivel republikan, gjithsej 1405 fitues në garat e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik si dhe në atë të Diturisë ka sot Komuna e Deçanit.
Në këtë komunë Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport mbajti takim me kryetarin, drejtorin dhe stafin e DKA-së dhe drejtorët e shkollave.
Koordinatorii Hoti falënderoi drejtorët e shkollave duke thënë se “Formësimi i programit është bërë falë punës dhe përkushtimit tuaj. Kjo garë gjithpërfshirëse ka nxjerrë në pah shpirtin garues dhe talentet e shumë nxënësve, ku angazhimi juaj ka bërë që sot 44,723 nxënës të mbajnë çertifikatat me krenari në sirtarët e tyre, si dëshmi për arritjet e tyre. Pa mbështetjen e kryetarit dhe të gjithë juve projekti i këtyre përmasave do të ishte i pamundur, por ju keni dëshmuar tashmë se jeni dashamirës të arsimimit të brezave të rinj”.
Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj u shpreh tejet i kënaqur me programin për rininë. “Komuna e Deçanit do të vazhdoj të mbështes gara të tilla, gara të cila nxisin nxënësit të japin më të mirën prej tyre. Të arriturat e tyre janë motivimi jonë. Të mbështesim nxënësit është detyrë e jona andaj angazhimi jonë padyshim që gjithmonë do të jetë maksimal”, tha Ramosaj.
Ndërsa Bekim Vishaj, drejtori DKA-së në Deçan theksoi rëndësinë e garës. “Programi Nacional për Rininë është një program i një rëndësie të lartë, ndërsa gjithëpërfshirja si elementi kryesor i kësaj gare është një vlerë e shtuar. Një garë e tillë ka qenë e nevojshme. Duke parë sukseset e nxënësve të komunës sonë është e padiskutueshme që do të vazhdojmë të punojmë me vullnetin më të lartë vetëm që nxnësit të vazhdojnë të na bëjnë krenar me rezultate të tilla”, tha Vishaj.
Falënderimin e tij, koordinaroti Hoti e shprehu duke ndarë mirënjohje për të gjithë drejtorët e kësaj komune si dhe stafin e angazhuar gjate garave.