Hoti: Edukimi i tatimpaguesve, objektiv i Qeverisë

Ferizaj | 28 Kor 2016 | 18:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka vizituar sot komunën e Ferizajt, i shoqëruar nga drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, (ATK) Sakip Imeri.

Ai ka takuar kreun e Komunës, Muharrem Svarqa, si dhe vizituan Drejtorinë Rajonale të ATK-së.

Ata u pritën nga menaxheri i këtij regjioni, Avdi Jakupi, nga i cili u njoftuan për zhvillimet në këtë institucion. “ATK në Ferizaj po shënon suksese të njëpasnjëshme, e sidomos në qasjen e re atë të edukimit të tatimpaguesve për njohjen e legjislacionit tatimor të Kosovës, ku ky edukim po ndikon pozitivisht edhe në të hyrat tatimore”, ka thënë Jakupi.

Ministri Avdullah Hoti u shpreh se informatat nga menaxheri Jakupi janë shumë inkurajuese dhe e përgëzoi për rezultatet e arritura.

Ai gjithashtu tha se suksesi arrihet vetëm duke i edukuar tatimpaguesit, sepse ky është edhe objektiv i ri Qeverisë së Kosovës për t’i sqaruar bizneset për formën dhe mënyrën e trajtimit të ligjeve.

Gjithashtu ministri Hoti kërkoi nga të pranishmit që të punohet edhe në fushën e fiskalizimit si mjeti më i mirë për të luftuar ekonominë joformale në Kosovë.

Të ngjashme