Avdullah Hoti sërish ka përsëritur se institucionet e vendit deri tash është dashur të krijohen.
Ai fajtorë për këtë e ka lënë PDK-në dhe partnerët e saj të koalicionit, AAK-në e NISMA-në.
“Është takimi i dytë konsultativë dhe ende nuk kemi marrëveshje. Institucionet e vendit ish dashtë të krijohen dhe kjo tregon papërgjegjësin e PDK-së dhe koalicionit të tyre. Mendoj se vonesat e tilla janë të pa përgjegjshme”, ka thënë deputeti i LAA-së, Avdullah Hoti, në një konferencë për media, pas takimit të përfaqësuesve të partive politike në Kuvend, më kryesuesin Adem Mikullovci.