Hoti falënderon deputetin suedez që nominoi Qeverinë e Kosovës për çmimin “Nobel për Paqe”

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas lajmit se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosovës dhe Serbisë, janë nominuar për çmimin Nobel për Paqe.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se është jashtëzakonisht falënderues ndaj deputetit të Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, i cili e ka marrë iniciativën për këtë nominim.

“Jashtëzakonisht falënderues ndaj deputetit të Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, për nominimin për çmimin Nobel për Paqe”, ka shkruar Hoti.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3633511316710196
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme