Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se LDK e mbështet rivendosjen e flamurit shtetëror tek rrethi, sa më lartë e dinjitetshëm.
Sipas tij, ky flamur duhet të vendoset në çdo institucion publik, sipas protokollit të shtetit.
Ky është postimi i tij i plotë:
“LDK e mbeshtet rivendosjen e Flamurit te shtetit te Kosoves tek rrethi – sa me lart e dinjitetshem. Ky flamur duhet te vendoset ne cdo institucion publik, sipas protokollit te shtetit.
Ne cdo cep te botes qe te valoje Flamuri Kosoves, aq me krenare do te jete Shqiponja dykrenore e Ismail Qemail Vlores.
Dhe, me ndihmen e miqve, do ta veme Flamurin e Kosoves edhe ne OKB, ashtu sic e deshironte dhe kerkonte edhe Presidenti Rugova”.