Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se sot janë kryer gërmime në Rahovec dhe në Prizren dhe janë gjetur mbetjeve mortore.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se këto gërmime janë bërë në kuadër të angazhimeve dhe përkushtimit maksimal për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Informatat e prezantuara në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Sektorin e Policisë për Krime Lufte kanë ardhur nga qytetarët, të cilëve u jam mirënjohës dhe i falënderoj përzemërsisht”.
“Ftoj çdo qytetar që mund të ketë informata për vendndodhjen e mundshme të personave të pagjetur t’i ofrojnë ato tek institucionet kompetente”, ka shkruar Hoti.