Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se ndjehet i privilegjuar që në mandatin e kësaj qeverie kontingjenti i FSK-së është nisur në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës.
“Pjesëmarrja në misione paqeruajtëse, bashkë me aleatin tonë kryesor strategjik SHBA-të, është ndër hapat më të rëndësishëm historikisht, që ka bërë Kosova si shtet dhe si Forcë e Sigurisë, drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike. Gjithmonë krenar me djemtë dhe vajzat e FSK-së!”, ka shkruar ai në Facebook.
Sot është mbajtur ceremonia e nisjes së kontingjentit të parë paqeruajtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvajt.