Janë çaktivizuar dy granatat e dorës të cilat u gjendën një orë më parë në autobusin me tabela të Kragujevcit, i cili kishte hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Jarinjë.
Zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për Express se në autobus janë gjetur dy granata dore si dhe dy detonerë elektrikë. Thotë se granatat janë çaktivizuar nga ekipet e çminimit.
“Policia kufitare në Jarinjë e ka ndaluar një autobus ku ka gjetur dy granata dore të cilat janë çaktivizuar nga njësitë përkatëse të policisë pa ndonjë problem, tre persona janë shoqëruar në stacion dhe janë duke u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës”, ka thënë Hoti.
E ndërkohë në autobus kanë qenë 57 udhëtarë.