Prishtinasi rrah kondukterin e autobusit, më pas kërcënon edhe policin

Prishtinë | 19 Nën 2021 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Një konduktor i autobusit është sulmuar fizikisht dje në Prishtinë.

Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh.

Madje, i dyshuari edhe gjatë intervistimit ka kanosur edhe një zyrtar policor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që  pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar –konduktor e kishte sulmuar atë fizikisht, ndërsa gjatë intervenimit një zyrtarë policor është kanosur verbalisht nga i njëjti.  I dyshuari është arrestuar , pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti në procedure hetimore”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme