Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq i cili shkaku i Kosovës siç raportohet ka kërkuar kthimin e shërbimit të detyruar ushtarak.
Hoti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian.
Ai ka thënë se Kosova e ka ushtrinë e vet, të gatshme dhe pjesë e ushtrisë amerikan.
Postimi i plotë:
Presidenti i Serbisë kërkon rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi shkaku i Kosovës!
Këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian. Por, ne nuk brengosemi.
Ne kemi ushtrinë tonë. E gatshme, dhe tanimë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse.
Më me qetësi, më me qetësi!