Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë tre krerët më të lart institucionalë, janë duke bërë shkelje të Kushtetutës.
“Sovraniteti dhe kufiri i Kosovës mbrohen me vendime kushtetuese. Kryeministri, kur e ka deleguar dialogun me Serbinë tek Presidenti, e ka shkelur Kushtetutën duke mos ushtruar detyrimet e tij kushtetuese”.
“Presidenti po e shkel çdo ditë kushtetutën duke u angazhuar, brenda dhe jashtë Kosovës, për korrigjim të kufijve”, ka thënë ai përmes Facebook.
“Kryeparlamentari është vetëm spektator, bënë fushatë në terren me fjalë të ashpra pa asnjë seriozitet institucional, ndërkaq e quan veten shef të koalicionit PAN”.
Ai ka shtuar se për t’i mbuluar dështimet dhe angazhimet e tyre jo kushtetuese, Presidenti, Kryeministri e Kryeparlamentari kanë ashpërsuar akuzat ndaj njëri tjetrit.
“Në një fushatë të ashpër, ata po i shtyjnë para agjendat e tyre klanore e partiake, duke e dëmtuar shtetin e Kosovës”.
“Për të dalë nga kjo situatë, sa më parë duhet tu japim mundësi qytetarëve të shtetit sovran të Republikës së Kosovës, në kufijtë e 17 shkurtit 2008, të thonë fjalën e tyre në zgjedhje të lira”.