Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë me dije se janë 8 projekte që duhet përfunduar në vitin 2018 në Mitrovicën Veriore.
Sipas tij, në këtë projekte përfshihen Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ajo e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e Infrastrukturës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Shkrimi i plotë i Hotit
Projektet per Mitrovicen Veriore te perfshira ne buxhetin e vitit 2018, bazuar ne amandamentet qe kam bere. Ministrite perkatese duhet te kujdesen qe t’i realizojne me kohe. Une do te kerkoj informata te rregullta nga Ministrite perkatese.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Ndërtimi i kulmeve në 3 shtëpi në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë
Ndërtimi i 10 shtëpive për çdo vit në Lagjen Kroi i Vitakut
Ndërtimi i dy shtëpive në lagjen e Boshnjakëve
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Fasadimi i Shkollës Fillore ‘Aziz Sylejmani’ në Mitrovicë
Ndërtimi i shkollës fillore në Lagjen e Boshnjakëve
Ministria e Infrastrukturës
Asfaltimi i rrugës ‘Sami Frashëri’ në gjatësi prej 300 metra
Asfaltimi i rrugës “Tirana” në gjatësi prej 400 metra në Mitrovicën Veriore
Ministria e Kulurës, Rinisë dhe Sportit
Renovimi i galerisë së arteve në Kullën e Ali Kadriut në Kroin e Vitakut