Hoti informon kabinetin qeveritar për marrëveshjen në ShBA, fuqizohet sovraniteti i Kosovës

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 15:26 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri  i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë ka informuar ministrat për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka thënë se kjo marrëveshje është hap i madh drejt marrëveshjes finale me njohje reciproke.

Ai ka thënë se do të përfshihen mbi 1 miliard euro investime, në lidhje me hekurudhën Prishtinë-Merdar.

“Ne kemi arritur një marrëveshje për normalizim  të marrëdhënieve  ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja është hap i madh drejt marrëveshjes finale që të përfundon me  njohje reciproke. Mbi  1 miliardë euro investime do të përfshihen në  hekurudhën Prishtinë-Merdar, mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme , rrjeti shpërndarës i gazit .Kjo marrëveshje e fuqizon sovranitetin e Kosovës”, tha Hoti

Ai ka thënë se është duke përgatitur raportin për takimin në Bruksel dhe pastaj të raportojë në Kuvend.

Hoti ka njoftuar edhe për takimet që ka zhvilluar në Bruksel dhe se do të raportojë edhe në Kuvend.

“Kemi vazhduar takimet në Bruksel mbi parimet qe i kemi dakorduar  së bashku. Unë jam duke përgatitur raportin pastaj do të raportojmë edhe në kuvend në lidhje me këtë takim”, është shprehur kryeministri.

Të ngjashme