Avullah Hoti, Shef i Grupi Parlamentar të LDK-së, pas mbledhjes së Kryesisë, tha se koalicioni qeverisës nuk po mund të funksionoj normalisht, ngase nuk po mund të merret vesh as për mbledhje të Kryesisë.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit që u parapa të mbahej sot, ka dështuar për shkak se nuk ka pasur kuorum.
Ai paralajmëroi se do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore e kushtetuese që të ketë funksionim normal.
“… ky koalicion nuk ka funksionim normal. Vetë e thirrën mbledhjen e Kryesisë e vetë e shtynë. Kjo është fatkeqësi për vendin sepse po presin shumë çështje të rëndësishme. Ne do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore e kushtetuese që të ketë funksionim normal”.
Hoti tha se tashmë qëndrimi i LDK-së sa i përket Speciales është i qartë. Ai foli edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, duke kërkuar që ky rast të zbardhet e të mos bartet faji herë në jug e herë në veri.
“…duhet të presim që të zbardhet kjo vrasje është vrasje fatkeqe e një politikani duhet të presim të zbardhet rasti . Ju keni parë deklarata që fajin për këtë ia kanë lënë veriut e jo pjesës së jugut të Mitrovicës”.