Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës, është e përkushtuar për respektimin e të drejtave të njeriut dhe përfaqësim reciprok e pa dallime, raporton Ekonomia Online.
Ai në takimin Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut, tregoi edhe punën që ka bërë Qeveria në respektimin e të drejtave të njeriut.
“Si qeveri jemi të përkushtuar, që të drejtat e njeriut te jenë të përfaqësuara denjësisht, mbi respektin reciprok pa dallime” tha kryeministri Hoti
“Qeveria e Kosovës ka bërë progres duke miratuar një pako të ligjit gjithëpërfshirës, duke synuar që të ketë avancim në barazi të plotë të këtyre kategorive” u shpreh kryeministri Hoti.
Mes tjerash kryeministri Hoti, miratimin e programit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave te njeriut e sheh si një dokument strategjik i cili parasheh mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
“Do të fokusohemi në të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e tyre, në secilën formë” tha kryeministri Hoti.
Ndërsa, Avokati i Popullit Naim Çelaj, theksoi që një nga instrumentet që fuqizon nivelin e demokracisë në një vend është zbatimi i rregulloreve mbi të Drejtat e Njeriut
Tutje theksoi që ky grup ndërministror duhet t’u përgjigjet Avokatit të Popullit
“Është detyrim ligjor t’i përgjigjen Avokatit të Popullit mbi angazhimin dhe realizimin e objektivave mbi të Drejtat e Njeriut” u shpreh Çelaj
E theksoi edhe faktin që vërehet rritje e angazhimit mbi raportim të drejtë nga ky grup.
“Kohëve të fundit vërehet një rritje e nivelit mbi angazhimin dhe raportimin nga ky grup ndërministror mbi të Drejtat e Njeriut” tha Çelaj
Në anën tjetër Ministri i Arsimit Ram Likaj theksoi që situata pandemike ka ndikuar ndjeshëm në arsimin tek fëmijët
“Jemi munduar maksimalisht që kujdesi për grupet e margjinalizuara të jetë e shëndoshë” tha ministri Likaj
Në kuadër të inkuadrimit të të Drejtave të Njeriut sipas tij organizimi ka qenë gjithëpërfshirës dhe në nivel
“Është organizuar mësimi i fëmijëve me nevoja të veçanta dhe ka shkuar në rregull ky proces i të mësuarit në qendrat burimore”
Luljeta Demolli nga qendra për studime gjinore e cila tha që tashmë organizatat e shoqërisë civile të Kosovës janë të angazhuar në avancimin e të Drejtave të Njeriut
” Organizatat e shoqërisë civile të Kosovës marrin pjesë në të gjitha aktivitetet e organizuara për të avancuar bashkëpunimet me sektorin privat dhe atë të medieve, me të vetmin qëllim për të avancuar mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut” u shpreh Demolli