Hoti: Kemi qeverisur në mënyrën më të mirë, shkojmë në avantazh në zgjedhje

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 15:30 | Nga Aulona Sylaj

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese s’lë hapësirë për vonesa në caktimin e datës së zgjedhjeve. Ai nuk ka komentuar shumë këtë vendim, por ka thënë se e respekton, raporton Ekonomia Online.

Nëse do të jetë përsëri kandidatë për kryeministër nga LDK-ja, ai ka thënë se kjo çështje do të diskutohet në kryesinë e partisë, por ka thënë se LDK-ja do të hyjë në një avantazh, pasi kanë dhënë shembull të Qeverisjes.

“Këto duhet të diskutohen nga partia, por hyjmë në një bagazh të mirë për shkak se kemi qeverisur mirë”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se Qeveria do të vazhdojë me punë e saj normalisht.

Hoti i pyetur se për çfarë do të mbahet mend Qeveria e tij, tha se kanë gjetur shoqërinë të izoluar dhe vendin në raporte të vështira me miqtë ndërkombëtarë, që sipas tij kjo qeveri i ka përmirësuar.

“Kemi marr gjendjen në një situatë të vështirë të mbyllur dhe e kemi hapur shoqërinë. Po ashtu i kemi hapur të gjithë dyert me miqtë ndërkombëtarë, marrëveshjen në Ëashington, kemi miratuar rimëkëmbjen ekonomike dhe kemi qeverisur besoj në mënyrën më të mirë”, tha Hoti.

Hoti tha se ka biseduar më telefon me të gjithë shefat e grupeve parlamentare dhe se ka një gatishmëri për ta miratuar, por tash varet procedurat e thirrjes së seancës së Kuvendit.

Hoti ka folur edhe menaxhimin e pandemisë, ku tha se masat e reja do të ketë, ndërsa ka paralajmëruar pezullim të fluturimeve, për Britaninë e Madhe, pas shfaqjes së varinait të ri të covid-19 në këtë shtet.

“Masat e reja janë në votim elketornik të konsultuara me ekspertë dhe odat ekonomike. Për varianit e covid-19 të shfaqur në Britani jemi duke ndjekur protokollet dhe mund të kemi së shpejti pezullim e fluturimeve për në Britaninë e Madhe”, tha Hoti.

Të ngjashme