Shefi i grupit parlamentar të LAA, Avdullah Hoti, ka kërkuar që institucionet të formohen sa më shpejt. Madje ai ka kërkuar që të ndodhin ndryshime kushtetuese në mënyrën që mos të ketë bllokada.
“Në afat të shkurtër të shohim se si mund të zhbllokohet themelimi i institucioneve të vendit. Besoj se kjo nga tryezë duhet nisë dhe të formalizohet diskutimi substancial për të ndërtuar konsensusin politik dhe shoqëror për të ndryshimet kushtetuese që duhet të ndodhin në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, tha Hoti.