Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar nga LDK , i cili është edhe kërkuesi i interpelancës ka thënë se kryeministri Haradinaj është thirrur për shkak të akuzave të ngritura për ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo.
“Kjo interpelancë është thirrur për të treguar që njerëzit me duart e përlyera nuk duhet të jenë pjesë e Qeverisë”, tha Hoti.
Ai ka folur edhe për akuzat e banorëve të lagjes “Dardania”, në Prishtinë për ministrin Rikalo.
“Këto dyshime bartin përgjegjësi publike si një popull që ka vuajtur nga gjenocidi. Kosova nuk meriton me pas një ministër të tillë me akuza publike. Ne e respektojmë vendimin derisa nuk vërtetohet akuza”, theksoi Hoti, raporton EkonomiaOnline.
Grupi parlamentar i LDK-së, kërkon nga Qeveria, që tu përgjigjet qytetarëve për këto akuza publike.
Kujtoj deklaratat e Jabllanoviqit i cili shau nënat shqiptare. Ajo deklaratë u përdor si shkas për të sulmuar qeverinë e atëhershme. Rasti në fjalë për Rikalon pavarësisht që ish kryeministri Mustafa e kishte shkarkuar ministrin Jabllanoviq”, ka thënë Avdullahu teksa citoi kujtimet e banorëve të “Dardanisë”.
Hoti ka cituar edhe kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi për këtë rast por ka thënë se deklaratat e kryeminstrit Haradinaj është shfajësues.
Sipas Hotit ai ka dhënë deklarata të ngutshme, derisa është dashur të shkarkoj ministrin Rikalo
” Të shkarkoj menjëherë ministrin Rikalo dhe nën dy të hetohen me urgjencë të gjitha akuzat ndaj Rikalos”, tha Hoti.