“100 herë mem rrëzu si maca në këmbë rri, e për tema të atdheut këtu me keni gjithë.
Për se mendon dikush që ma devijon rrugën për tema të atdheut gaboheni se nuk ka mujt askush”, u shpreh Haradinaj.
Shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Avdulla Hoti ka thënë se Programi Qeverisë nuk është program i punëve të mëdha, në fakt do të degradohen të arriturat që janë bërë.
Ai ka përmendur se Qeveria ka premtuar se do të plotësojë kushtin për liberalizmin e vizave, që është ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, e që sipas Hotit kryeministri u fsheh pas raportit të Bulliqit dhe sjelli në Kuvend versionin e mëparshëm.
“Ju nuk jeni për punë të mëdha. Dhe nuk mund të adresoni problemet e mëdha të qytetarëve. Këto premtime nuk janë evidentua në problemin qeverisës. Vlerësojmë se shpërfaq në mënyrë të vrazhdë mungesën e vizionit të kësaj shoqërie. Këta nuk kanë pasion dhe përkushtim për qytetarët e Kosovës. Punë e madhe është që të përmbushen kushtet për viza”.
Hoti ka thënë se nuk ka gjasë që të ketë rritje ekonomike siç parasheh qeveria.
Fjalimi i plotë i Hotit:
“ Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka analizuar Programin e Qeverisë 2017-2021.
Ne vlerësojmë se ky program e shpërfaq në mënyrë të vrazhdë mungesën e vizionit të kësaj Qeverie se kah duhet të shkojë shoqëria kosovare.
Programi e bënë të qartë se këta nuk kanë pasion dhe përkushtim për t’ju shërbyer qytetarëve dhe për t’ju përmirësuar jetën atyre.
Dhe kjo është e natyrshme, sepse themelimi dhe përbërja e këtij koalicioni nuk është udhëhequr nga objektivat zhvillimore të partnerëve të koalicionit.
Përkundrazi, sfida kryesore në arritjen e këtij koalicioni ka qenë:
Në fjalën time, unë do të flas për tri çështje.
Le të fillojmë nga PUNËT E MËDHA.
Ky koalicion është themeluar gjoja për të kryerë punë të mëdha. Ndërkaq, Programi Qeverisës nuk është program i punëve të mëdha.
Me këtë program degradon progresi që është arritur në tri vitet e fundit në:
• trefishimin e normës së rritjes ekonomike,
• me eliminim të korrupsionit,
• me reforma ekonomike duke e bërë Kosovën reformatorin më të madh në Evropë,
• në krijimin e mijërave vende të reja të punës,
• në rritjen e buxhetit për 30%,
• në përmirësimin e marrëdhënieve me partnerët tanë,
• në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në institucionet tona.
Punë e madhe që duhet të kryejë Qeveria është përmbushja e kushteve për liberalizimin e vizave.
Kushti i parë është marrëveshja e demarkacionit. Në faqen 7 të Programit, ju keni premtuar se do ta zgjidhni çështjet e demarkacionit në bashkëpunim ndërshtetëror me Malin e Zi. Ne po presim marrëveshje të re me Malin e Zi, ta vendosni kufirin atje ku i keni kërkuar Komisionit Bulliqi që t’ju vizatojë.Por, ju e sjellët në Kuvend marrëveshjen siç ka qenë. Pse nuk e morët vendimin e madh të mos e aprovoni këtë marrëveshjeje në Qeveri? Gjatë votimit ju u fshehët prapa raportit të Komisionit Bulliqi që ja bashkëngjitët marrëveshjes.
Kusht për liberalizim është edhe luftimi i korrupsionit. Në Qeverinë Mustafa u patë plotësuar ky kusht, dhe ishte hequr nga Komisioni Evropian. Kishte mbetur vetëm demarkacioni. Tash është kthyer prapë dhe arsyet janë të kuptueshme. “
Ndërsa Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, duke iu përgjigjur kritikave të opozitës për programin qeverisës me theks marrëveshjen për Demarkacioni tha se për tema të atdheut nuk do ta lejojë askënd që ta devijojë.
Duke qëndruar mbrapa atyre që ka thënë se marrëveshja aktuale me Malin e Zi është e gabuar tha se edhe nëse rrëzohet edhe 100 herë, do të bie si maca në këmbë.
“100 herë mem rrëzu si maca në këmbë rri, e për tema të atdheut këtu me keni gjithë.
Për se mendon dikush që ma devijon rrugën për tema të atdheut gaboheni se nuk ka mujt askush”, u shpreh Haradinaj.