Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti, beson se LDK-ja pas nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor me disa parti joparlamentare do të sigurojë shumicën në zgjedhjet e 11 qershorit.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Aleancën Kosova e Re, Hoti në një konferencë për media ka thënë se koalicioni se me AKR-në është koalicion i parimeve.
“Ky koalicion sot e vulos fitoren e koalicionit të qendrës së djathtë, ky koalicion është një koalicion i parimeve”, është shprehur ai.
Ai më tutje ka thënë se me AKR-në i ndanë një vizion i përbashkët për zhvillimin e vendit.
“Na ndan një vizion i përbashkët për zhvillimin e vendit dhe me këtë koalicion dhe me partnerët tjerë që kemi arritur marrëveshjet do të shkojmë sigurt në zgjedhje e 11 qershorit”.
LDK sot ka nënshkruar marrëveshje edhe me Alternativën që drejtohet nga Mimoza Kusari-Lila dhe me Lëvizjen për Drejtësi, të Sylejman Çerkezit.