Kryeministri Avdullah Hoti është deklaruar për media pas takimit me liderët e partive politike, raporton Ekonomia Online.
Hoti me këtë rast tha se në Takimit e 27 qershorit në Washington, Kosova përfaqësohet nga kreu i ekzekutivit, duke shtuar se kompetencat kushtuese janë të qarta në këtë drejtim.
Hoti ka thënë që ndjehet i inkurajuar me gjithë mbështetjen dhe thekson se janë të gatshëm për t’u ulur në tavolinën e dialogut.
“Sapo u kryer takimi i parë në bazë të platformës. Të gjithë pa përjashtim i dhanë mbështetje qasjes tonë si Qeveri. Jam i inkurajuar me ketë mbështetje”.
“Ne jemi gati që të ulemi në tavolinë me marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke. Së shpejti do të raportoj në Kuvendin e Kosovës ku do të prezantoj platformën”.
“Ftoj opozitën të marrin rolin mbikëqyrës për procesin e dialogut. Do tu dërgoj sërish ftesa”.
“Në Uashingtonit Kosova përfaqësohet nga kryeministri i vendit, për procesin e dialogut flas unë”.