Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti përmes një postimi ka treguar se Qeveria ka miratuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021 prej 222 milionë e 400 mijë euro.
Hoti u shprehë se në këtë program janë të përfshira vazhdimi i shtesave në Shëndetësi, Polici dhe dyfishimi i Asistencës Sociale.
Postimi i plotë i Avdullah Hoti:
Qeveria ka miratuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021, në vlerë prej dyqindtë e njëzetë e dy milionë e katërqind mijë euro (222,400,000.00)
Në kuadër të këtyre masave, midis tjerash përfshihen:
– 6.5 milionë euro për të Vetë Punësuarit
– Vazhdimi i Shtesave në Shëndetësi
– Vazhdimi i Shtesave në Polici
– Dyfishimi i Asistencës Sociale
– Rritja e Pensioneve për 30 euro, për të gjithë pensionistë që marrin më pak se 100 euro
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3996484507079540