Hoti kritikon vendimin e Qeverisë për përjashtimin e Telekomit nga prokurimi publik

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë në detyrë për një vendim që ka marrë së fundi.

Ai tha se ky vendim që përjashton shërbimet e Telekomit nga procedura e prokurimit publik kufizon konkurencën e lirë.

“Vendim i Qeverise ne detyre, qe i perjashton sherbimet e Telekomit nga procedurat e prokurimit publik me arsyetimin se jane sherbime te rendesise se veçante shteterore, eshte kunderkushtetues pasi e kufizon konkurrencen e lire”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Ligji i prokurimit mund te perjashtohet pervec kur blihen pajisje ushtarake jo standarde, mjete speciale per AKI, Policie, FSK dhe raste te kesaj natyre. Ne fakt, edhe ne ato raste, perjashtohen vetem procedurat e hapura te prokurimit, dhe zbatohen procedurat e mbyllura dhe negocuese per te siguruar vleren per parate qe paguhen”.

Hoti tha se shërbimet telefonike, të televizionit kabllovik dhe internetit që ofron Telekomi nuk përbëjnë shërbim të veçantë shtetëror, por shërbime publike që secili ka në familje.

Të ngjashme