Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, në ditën e lindjes së tij.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se Vokrri është njeriu më meritor për anëtarësimin e FFK-së në UEFA dhe në FIFA!
Postimi i plotë:
Sot, në ditëlindjen e tij, e kujtojmë me nderim të përhershëm legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, njeriun më meritor për anëtarësimin e FFK-së në UEFA dhe në FIFA!