Shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti nga Tirana potencoi se do të shkoj në çdo takim që ftohet nga ndërkombëtarët për ta përfaqësuar Kosovën në dialog me Serbinë.
Kurse i pyetur për protestën e organizuar nga OVL e UÇK-së për shpërbërjen e Gjykatës Speciale, Hoti tha se është e drejtë e tyre por që nuk e përkrah një gjë të tillë.
“Dialogu nuk ka alternativë. Sa herë që ftohem në Ëashington e Bruksel do të shkoj për të përfaqësuar Kosovën”.
“E drejta për protestë është elementare dhe e drejtë e tyre. Ne nuk e përkrahim shpërbërjen e ligjit për Gjykatën Speciale”, tha kryeministri Hoti.