Hoti: Kurti nuk mund t’i kontestojë vendimet e mia, as s’ka shans me marrë pushtetin prapë

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 10:19 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, e ka komentuar deklaratën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se sapo të vijë në krye të ekzekutivit do t’i shfuqizojë vendimet e Qeverisë aktuale, raporton Ekonomia Online.

Hoti tha se vendimet e tij janë të pakontestueshme, dhe se shfuqizimi i tyre është vetëm fiksim i Kurtit.

“E para është veç fiksim i tij, pasi nuk ka m’i ardhë shansi me marrë pushtetin prapë. Një herë ia kemi dhanë rastin, dhe për 51 ditë, dy herë e ka shkelë Kushtetutën. Vendimet që i kam marrë unë s’ka kush që i konteston. Imagjino nëse do të kontestohet Marrëveshja e Washingtonit. Gjitha këto janë parulla për fushatë, pa asnjë përmbajtje”, tha ai.

Të ngjashme