Kryeministri Avdullah Hoti, nga Peja është arsyetuar për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Hoti tha se autoritetet kosovare kanë lejuar që brenda territorit të Kosovës të lejohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Hoti ka thënë se Qeveria e tij ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve me të njëjtat aranzhime që kanë ekzistuar më parë, shkruan Reporteri.
“Nga viti 2011-2012 ka një aranzhim në mes të institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë për organizmin, menaxhimin dhe mbledhjes së votave”.
“Kam lejuar mbajtjen për të njëjtat aranzhime, përmes OSBE-së”.
Ndërkaq për takimin e 27 qershor në Washington, ai tha se fokusi do të jetë në bashkëpunimin ekonomik.
“Presim të rifillomë procesin e dialogut. Fokusi do të jetë në bashkëpunimin ekonomik, bashkë me ministrin e Infrastrukturës dhe kabinetin qeveritar jemi duke zhvilluar projekte madhore që do të ndryshojnë komplet peizazhin ekonomik të Kosovës dhe krejt regjionit”.
“Janë disa projekte që për një periudhë do ta kthejnë Kosovën në një qendër të aktivitetit ekonomik në nivel të regjionit”.
Komisioni Zgjedhor i Republikës së Serbisë ka deklaruar më herët se prej 8 386 vendvotimeve, 90 prej tyre gjenden në Kosovë, aq sa kanë qenë edhe viteve të kaluara.