Ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit.
Shefi i GP, të LDK-së Avdullah Hoti ka lëshuar mbledhjen e kryesisë dhe ka treguar se LDK-ja nuk do të jetë pjesë e seancës, raporton Ekonomia Online.
” Kërkesa e koalicionit PAN se bashku me PSD ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme dhe kjo rezolutë është përpjekje e dështuar e PSD-së për ta mbuluar koalicionin me PAN-in. Kjo është e paligjshme dhe nuk mund të këtë platformë për dialog kundër kushtetueses dhe nuk mund të ketë grup për dialog pasi është mandatar vetëm Qeveria. Grupi jonë nuk merr pjesë në këtë seancë. Qëndrimi jonë është i qartë dhe nuk mund të ketë legjitimitet pa miratim të qytetarëve”, ka thënë Hoti.