Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Talat Xhaferin për rizgjedhjen në postin e Kryetarit të Kuvendit në Maqedoninë Veriore.
Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se lidershipi i Xhaferit ka qenë kyc në zhvillimet që hapën rrugën për avancim të shqiptarëve dhe integrimin në NATO.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin e atë të Maqedonisë Veriore
“Sot kam uruar z.Talat Xhaferi për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Lidershipi i tij në krye të Kuvendit ka qenë kyç në zhvillimet në vitet e fundit që hapën rrugë për avancim të statusit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe integrimin në NATO. Pres që së shpejti të formohet qeveria e re dhe të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona në shumë fusha”, ka shkruar Hoti.