Shefi i Grupit Parlamentar dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka ngritur shqetësim lidhur me liberalizimin e vizave.
Hoti thotë se pas takimeve me përfaqësuesit e BE-së i është thënë se çështja e luftimit të korrupsionit është kthyer edhe njëherë.
Ai poashtu ka thënë se do të kërkojë një seancë parlamentare lidhur me këtë çështje.
“Dëshiroj të shpreh shqetësimin për liberalizimin e vizave, ne kemi pasur takime, grupi ynë parlamentar dhe kryesuesit e Komisioneve ku na është thënë qartë se në listën e kritereve për liberalizim të vizave është kthyer edhe çështja e luftimit të korrupsionit”.
“Në qeverinë paraprake janë plotësuar 93 nga 94 kriteret e parapara, duke mbetur vetëm çështja e Demarkacionit me Malin e Zi. Tash jemi të shqetësuar sepse është shtuar edhe njëherë si kriter luftimi i korrupsionit”, ka thënë Hoti.