Masa fiskale për pushime tatimore që ishte paraparë të jetë pjesë e pakos fiskale 2 nuk do te bëjë pjesë në këtë pako për shkak se nuk ka gjetur miratim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Ministri i Financave Avdullah Hoti ka thënë për Ekonomia Online se do të gjejnë mënyra të tjera për të kryer funksionin që e kishte paraparë kjo masë.
“Ne kemi gjetur një zgjidhje që besojmë që e arrijmë qëllimin e njëjtë sikurse pushimet tatimore duke bërë kreditim të investimeve, duke njohur shkallë shumë më të lartë të amortizimit të mjeteve që investohen në vitin e parë dhe vitin e dytë të investimeve, pra arrihet i njëjti qëllim me pushimet tatimore ose me formën tjetër”, ka thënë ai.
Hoti këto komente i bëri gjatë vizitës që i bëri fabrikës së ujit në Shkabaj.