Hoti mbledh ministrat

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 07:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të mbledh kabinetin qeveritar.

Mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës do të nisë në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Në njoftim e Zyrës së Kryeministrit nuk janë dhënë detaje lidhur me diskutimet në këtë mbledhje.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës të hënën mbajti mbledhjen elektronike, në të cilën u vendosën masa shtesë për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri Hoti të hënën pas miratimit të masave të reja, ka raportuar në Kuvendin e Kosovës për situatën me COVID-19 në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme