Në disa komisione parlamentare do të raportojë një pjesë e kabinetit qeveritar, përfshirë edhe kryeministrin Avdullah Hoti.
Kryeministri Avdullah Hoti, ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stuballa dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raportojnë në komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e personave të pagjetur në kuadër të dialogut me Serbinë.
Ndërkaq, ministrja e Financave Hykmete Bajrami raporton në Komisionin për Buxhet dhe Transfere mbi masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik.
Po ashtu, para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për menaxhimin e situatës me “COVID-19” do të del edhe ministri Armend Zemaj.