Hoti: Me fat Bajrami, lutemi që sa më parë t’i kthehemi normalitetit

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Ai është lutur që sa më parë të kalojë gjendja me pandeminë Covid-19 në mënyrë që të kthehet normaliteti.

“Në këtë kohë pandemie, kur nuk ka qenë e mundur të falet Bajrami në xhamia, lutemi që sa më parë të kalojë kjo gjendje dhe t’i kthehemi normalitetit”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3303970766330921

Të ngjashme