Ministri i Financave Avdullah Hoti gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë pjesë në Takimin e Ministrave te Financave të Frankofonisë, takim i cili mbahet në margjina të ansambleve të përgjithshme të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Në këtë takim janë diskutuar çështjet financiare, të zhvillimit ekonomik, menaxhimi i qëndrueshëm, si dhe borxhi publik.
Takimi u organizua në prag të Samitit të Frankofonisë që do të mbahet në Madagascar me 26 dhe 27 nëntor të këtij viti, ku do të bëhet një prezantim i të dalurave nga ky takim, i cili po zhvillohet aktualisht në Uashington të SHBA-së.
Republika e Kosovës që nga vitin 2014 është anëtare me status vëzhgues në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, e cila Organizatë përbëhet nga 80 shteteve anëtare dhe qeverive (57 anëtarë dhe 23 vëzhgues). Ndërsa, Rrjeti i Ministrave të Financave të Frankofonisë kryesohet nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave të Senegalit.