Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mohuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje mirëkuptimi për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta.
Ai përmes një postimi në Facebook, tha se Qeveria e Kosovës respekton lëvizjen e lirë, por kërkesat për vizita nga zyrtarët serb analizohen para se të refuzohen ose miratohen.
“Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta”.
“Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, ka shkruar Hoti.