Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, janë përplasur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, raporton Ekonomia Online.
Përplasja pasoi pas një diskutimi të gjatë lidhur me borxhin publik, me ç’rast ministri Murati e cilësoi si më të ultin ndonjë herë.
“Është hera parë në histori të ëktij vendi që ka ulje të nivelit të borxhit publik”, tha Murati.
Hoti ka pyetur pse nuk është kryer vlerësim i kreditoreve.
“Për korrektësi profesionale duhesh të njohësh meritën e qeverive të kaluara. Me sa di unë ende nuk është kryer vlerësimi i kreditoreve në mënyrë që me dalë në tregje të hapura, e mandej të flasim për norma të interesit. Cila është arsyeje pse janë anuluar, në prill në maj e qershor, shtator e nëntor, ankandet e letrave me vlerë. Nganjëherë është burrni, korrektësi të pranoni çfarë nuk keni arrit të bëni dhe çfarë duhet të bëhet tutje”, u shpreh Hoti.
Ndërsa ministri Murati tha se kjo qeveri do të bëjë diçka që nuk ka bërë asnjë në të kaluarën.
“Do të ketë rritje në kreditor, do të bëhet, diçka që s’është bërë nga asnjë qeveri ë herët, do të bëhet kësaj radhe, keni besim”, tha Murati.
Por Hoti pati një përgjigje interesante.
“Shkove ti nuk je më ministër, edhe këtë vit edhe shkon, bëhet një ministër tjetër”, tha Hoti.