Hoti: Mustafa paska qenë i lumtur vetëm në Jugosllavi

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 20:05 | Nga

Zëdhënësi i Vetëvendosjes ka reaguar pas shkrimit të kryeministri në largim, Isa Mustafa, i cili ka numëruar gjitha periudhat e tij në detyra shtetërore.

Kryeministri Mustafa në shkrimin e tij nuk ka ngurruar që t’i quajë banditë pjesëtarët e Vetëvendosjes që kishin sulmuar atë në shumë raste dhe duke i përmendur 70 dosjet e ngritura në drejtim të tij.

Zëdhënësi i kësaj partie, Shkodran Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se nga statusi i Mustafës ka kuptuar vetëm se periudha e tij më e ndritshme kishte qenë ajo kur ishte shërbyes në ish-Jugosllavi.

“Prej statusit të Isa Mustafës kuptova veç një gjë: Periudha e tij më e ndritshme dhe më e lumtur paska qenë koha sa ka qenë shërbyes në ish-Jugosllavi. Për atë periudhë nuk e pati asnjë ankesë të vetme në kronologjinë e viktimizimit”, ka shkruar Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme