Hoti: Ndjekja e agjendave antiamerikane e minon qëndrueshmërinë ekonomike dhe politike të Kosovës

Prishtinë | 22 Qer 2026 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përgëzuar për siç ka thënë ai analistët dhe mediat të cilët po sqarojnë në mënyrë profesionale dhe të pavarur se refuzimi i gazit amerikan nuk mbështetet në asnjë argument ekonomik.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Hoti ka shkruar se ndjekja e agjendave antiamerikane e minon qëndrueshmërinë ekonomike dhe politike të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Përgëzoj analistët e shumtë dhe mediat, të cilët po e sqarojnë në mënyrë profesionale dhe të pavarur se refuzimi i gazit amerikan nuk mbështetet në asnjë argument ekonomik, por në thelb buron nga një agjendë e mbrapshtë antiamerikane.

Besoj është e qartë për të gjithë se ndjekja e agjendave antiamerikane e minon qëndrueshmërinë ekonomike dhe politike të Kosovës. Dihet se kujt i intereson kjo agjendë.

Të ngjashme