Kryeministri Avdullah Hoti ka vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore, raporton Ekonomia Online.
Hoti ka thënë se ditëve më vazhdim do të pranojnë një elaborat për nevojat e Institutit në mënyrë që të lehtësohet puna në përmbylljen e identifikimi të 300 mbetjeve mortore.
“Diskutuam që ditët e ardhshme do të pranojë një elaborat për nevojat që i ka Institutit dhe komisioni për të pagjetur në mënyrë që të lehtësohet puna dhe në përmbylljen e 300 mbetjeve mortore që janë në Institutit”.
“Kjo është çështja më e ndjeshme dhe për familjet që ende presin të dinë për fatin e familjarëve të tyre”.
Ai ka folur edhe për shtrëngimin e masave anti-Covid, ku ka thënë se çdo gjë do të bëhet konform rekomandimeve.
“Ju jeni në dijeni për protokollet se si funksionoj q shkollat dhe në atë moment që paraqitet një rast shkolla do të mbyllet, edhe masat do të merren konform rekomandimeve”.
Ndërsa drejtori i Institutit, Arsim Gërxhaliu ka falënderuar Hotin për vizitën, si dhe ka kërkuar ndihmë nga institucionet e vendit, raporton EO.
“Biseduam për mbetjet mortore që janë në morg dhe ja shpjeguam procedurat dhe problemet që i ka ky proces dhe për atë se çka është e nevojshme që institucionet të na ndihmojnë”.