Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se sot Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i këtij subjekti politik ka përgatitur listën e kandidatëve për deputetë.
Sipas tij, është përgatitur një listë gjithëpërfshirëse që mbulon çdo cep të Kosovës, çdo grupmoshë, burrat dhe gratë, të cilët me dinjitet do ta përfaqësojnë zërin e qytetarëve të Kosovës në Kuvend.