Hoti: Në Samitin e Berlinit do të mbyllet plani për korrigjim të kufijve

Prishtinë | 28 Pri 2019 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se në Samitin e Berlinit do të mbyllet ideja për korrigjim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka shtuar se Samiti që do të mbahet nesër është një ngjarje me rëndësi për të filluar një dinamikë të re drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërorë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, transmeton Klan Kosova.

“Duke e ditur qëndrimin e Gjermanisë lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, besoj se plani i mbrapshtë për korrigjim të kufijve do të mbyllet si ide”.

“Neve na duhet një marrëveshje me Serbinë që e bënë përgjithmonë të pamundshëm konfliktin në mes të dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merr përgjegjësinë për krimet e bëra në Kosovë. Duke e korrigjuar kufirin nuk sigurohet një marrëveshje e tillë”.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/2435151539879519
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme