Hoti: Në shtator fillon plani afatgjatë i rimëkëmbjes ekonomike

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 11:30 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria do të fillojë në shtator me zbatimin e planit afatgjatë të rimëkëmbjes ekonomike. Ai ka thënë se kjo strategji zhvillimore parasheh një periudhë 5 vjeçare në vlerë deri gjashtë miliardë euro, raporton Ekonomia Online.

“Ne edhe ashtu kemi pasur në plan që në shtator të fillojmë planin afatgjatë të rimëkëmbjes ekonomike, sepse do të përballemi me krizë ekonomike, sepse pandemia ka shkaktuar dëme afatgjate në çdo sektor”.

“Kjo nënkupton një strategji zhvillimore 5 vjeçare, qe shkon deri në 6 miliardë euro”, është shprehur Hoti, në takimin Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

Ai ka thënë se ky  këshill është organizuar me qëllim që të fokusohemi në tema të rëndësishme sa i përket zhvillimit ekonomik

“Siç e keni pare ne kemi riorganizuar këtë këshill me qëllim të fokusohemi në temat e rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe në këto procese që po kalojmë sipas situatës së pandemisë”.

Ai tha se përmes këtij këshilli do të vazhdojnë punën e mirë në mënyrë që të harmonizojmë punën në sektorin privat.

“Kjo është e rëndësishme kur po përballemi me pasojat sociale. Si pjesë të programit kemi paraparë një pako, me rishikimin e buxhetit prej 365 milion euro dhe kemi shpërndarë këtë fond”, tha Hoti.

Të ngjashme